Diegia e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, reagon presidentja Osmani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Diegia e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, reagon presidentja Osmani

    Insajderi
    14 November 2023 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur akt kriminal djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

    Ajo ka shkruar në rrjetin social X se ky veprim synon të përhapë frikë të serbët “dhe të pengojë integrimin e tyre”.

    Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq, është një vepër kriminale që synon të përhapë frikë tek serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës”, ka thënë Osmani.

    Sipas presidentes, autorët e këtij akti do të përballen me drejtësinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark