Diell, shi e shkarkime rrufesh- Moti gjatë kësaj jave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Diell, shi e shkarkime rrufesh- Moti gjatë kësaj jave

    Insajderi
    19 May 2025 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

    Sipas IHMK-së do të kemi dit me diell, shi dhe shkarkime rrufesh.

    Parashikimi për pesë ditë:

    E hëne – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shi dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes.

    E marte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

    E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

    E enjte – Mot me diell dhe vranësira te shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

    E premte – Mot i vranët dhe me riga shiu. Parashihen edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7- 10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark