Diella mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Diella mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese

    Insajderi
    16 September 2025 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Demokratët përballjen me Edi Ramën nuk do ta kenë vetëm në Kuvend por edhe në Gjykatën Kushtetuese.

    Sali Berisha njoftoi nga mbledhja e grupit parlamentar se  shumë shpejt dekreti i Presidentit Begaj për ministren virtuale Diella do të dërgohet në trupën kushtetuese.

    “Diella po i bëhet sterrë dhe do i bëhet. Unë mendoj se, duhet ta nisim urgjentisht këtë dekret në Gjykatën Kushtetuese që të arkivohet në banesën e turpit të historisë”.

    Jo vetëm për Diellën, demokratët do t’i drejtohen gjykatës më të lartë edhe për rregulloren e re të Kuvendit, që socialistët e miratuan me shumicë votash.

    “Duhet të dërgojmë menjëherë në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën dhe për pezullimin e vendimit të sotëm të miratimit të ndryshimeve të rregullores në të cilën janë shkelur parimet themelore të Kushtetutës, janë shkelur nenet e saj, germa dhe fryma e saj, është shkelur rregullorja e parlamentit”.

    Pavarësisht kundërshtimeve opozitarët nuk do të bojkotojnë punën në Kuvend, pasi do të zënë e tyre në komisionet e përhershme parlamentar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark