Mediat zvicerane raportojnë se disa shtëpi kanë marrë flakë natën e së shtunës në rrugicën e pasme në Elgg.
Telefonata e emergjencës për zjarrin u raportuan në 00.20 në selinë e zjarrëfikësve.
Automjete të shumta emergjence, përfshirë brigadën e zjarrfikësve dhe policinë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas policisë, disa dhjetëra persona është dashur të evakuohen. Tashmë po organizohet akomodimi për ta.
Askush nuk u lëndua, siç tha një zëdhënës i policisë kantonale të Cyrihut.
Vlen të theksohet se zjarri në njërën nga ndërtesat u përhap pikërisht për shkak të zjarrit nga ndërtesa tjetër, shkruan Blick.
Shkaku i zjarrit është ende i paqartë.
VIDEO