Digjen dy kamionë në pjesën veriore, Policia jep detaje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Digjen dy kamionë në pjesën veriore, Policia jep detaje

    Insajderi
    29 December 2022 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, sot ka dhënë detaje lidhur me djegien e dy kamionëve gjatë natës në veri të vendit.

    “Bazuar në informacionet zyrtare, në mëngjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë.”, është bërë e ditur nga PK.

    Përveç dëmeve materiale, sipas Policisë, nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar.

    Kamionët, që kanë shërbyer si një nga 13 barrikadat në veri, kanë penguar lirinë e lëvizjes në atë zonë. Barrikadat janë paralajmëruar se do të fillonin të largoheshin prej sot (e enjte), ndërsa është thënë se deri të premten mund të largohen tërësisht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark