Digjen dy lokale në Kaçanik, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjen dy lokale në Kaçanik, policia jep detaje

    Insajderi
    04 August 2025 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e flakëve, janë djegur dy lokale në magjistralen Kaçanik-Ferizaj pasditen e së dielës.

    Në raportin ditor të së hënës, polica njofton se një zjarr ka shpërthyer në rrethana të panjohura.

    SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Fsh. Rakaj, Kaçanik / 03.08.2025 – 18:50. Raportohet se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në rrethana të panjohura janë djegur dy lokale pronë e ankuesit kosovar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

    Policia s’e ka sqaruar nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast për të cilin u raportua dje, ku u tha se 20 mijë euro janë të vlerësuara si dëme materiale.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark