Situata me zjarrin në Radhimë vazhdon te jetë e rënduar.
Burimet pranë vendngjarjes bëjnë me dije se janë djegur dy godina të pabanuara, ndërsa pushuesit janë larguar nga strukturat hoteliere aty pranë.
Të frikësuar nga flakët që po përhapen, ata kanë braktisur hotelet që kishin rezervuar dhe kanë dalë më çanta në rrugë.
Zjarri fillimisht u aktivizua pranë një gjeneratori, por flakët u përhapën shpejt, të favorizuara nga era. Në vendin e ngjarjes ndodhen katër zjarrfikëse, por rreziku për përhapjen e flakëve vijon të jetë i lartë.
Pranë zjarrit gjendet një karburant i cili po rrezikohet nga flakët që po përhapen me shpejtësi të madhe.