Në fshatin Dragoljevac të komunës së Istogut janë djegur dje materialet ndërtimorë për shtëpitë e Ranka Miljkovic dhe Blagoje Zuvic, shtëpitë e të e të cilëve do të fillonte të ndërtoheshin sot.
Sipas njoftimit në Ministrisë për Komunitet dhe Kthim këto veprime janë kundër kthimeve të serbëve të cilat sipas tyre dikush nuk po i dëshiron.
“Dy incidente vetëm për një ditë dhe protestë kundër të kthyerve i cili ishte organizuar para disa ditësh në Lubozhdë tek Istogu, jepni për mendim se dikush seriozisht është kundër procesit të kthimit, edhe pse ai nuk është në nivelin në cilin duhet të ishte”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie
Kjo ministri kërkon nga Policia e Kosovës t’i zgjidh rastet e tilla në mënyrë që të kthyerit të jenë të sigurt dhe kthimi të jetë i suksesshëm./Insajderi.com