Një tym i madh ka pushtuar qiellin në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Kjo, sipas lexuesve të Insajderit, ka ndodhur si rezultat i përfshirjes së zjarrit nga një depo mbeturinash atje.
Prezent, sipas lexuesve, janë parë edhe zjarrëfikësit.
Insajderi ka siguruar pamje nga atje, teksa është në pritje të përgjigjes së Policisë së Kosovës.