Digjen vetura në Prishtinë e Podujevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjen vetura në Prishtinë e Podujevë

    Insajderi
    21 March 2016 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një veturë në Prishtinë e një tjetër në Podujevë janë vënë në flakë sot në orën 00:01 të mëngjesit.

    Policia nuk ka thënë nëse këto dy djegie të qëllimshme të veturave janë bërë në mënyrë të sinkronizuar.

    Bëhet fjalë për vetura me regjistrim civil, dhe përveç veturave, nuk ka pasur ndonjë të lënduar.

    Në Prishtinë, sipas Policisë jo vetëm që është djegur vetura por janë shkaktuar dëme materiale edhe në shtëpinë e ankuesit (dëmtim i dritares dhe i fasadës), raporton Insajderi.

    Ndërsa në Podujevë, i është vënë zjarri edhe një veture e tipit Golf II në Podujevë, dhe thuhet se është djegur tërësisht.

    “Njësiti i zjarrfikësve ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka arrit ta lokalizoj zjarrin. Si pasoj e zjarrit vetura është dëmtuar tërësisht, dhe sipas viktimës vlera e dëmit  te shkaktuar arrin rreth 2000 euro”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës

    Megithatë veturat deri tash i janë djegur, Familjes së ministrit Memli Krasniqi, zëvendësministrit, Bajram Gecaj dhe është tentuar ti digjet, shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe një veturë zyrtare e LDK-së./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark