Digjet 68-vjeçari në një kasolle në Suharekë, ishte duke jetuar vetëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Digjet 68-vjeçari në një kasolle në Suharekë, ishte duke jetuar vetëm

    Insajderi
    08 October 2021 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë shtëpinë e tij, raporton Express

    Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Neperbisht të Suharekës.

    Express mëson se viktima ishte duke jetuar vetëm, ndërkaq sipas ekspertëve shkaktare e zjarrit dyshohet të ketë qenë stufa e cila ka qenë e ndezur.

    Kur policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë hasur në trupin e karbonizuar të 68-vjeçarit D.Sh.

    Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Fsh. Neperbisht, Suharekë, 07.10.2021 – 07:44. Raportohet se në zjarr është përfshirë një shtëpi (kasolle). Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Në brendi të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete pronari i shtëpisë, mashkull kosovar . Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark