Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë, ku si pasojë e një zjarri të rënë në një banesë ka humbur jetën një 69 vjeçare.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Loni Ligori” në Astir. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në banesën e Lumturi Zaimi, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë.
Ndërkohë mësohet se trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.
“Në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë.