
Fabrika e këpucëve “Geris” në fshatin Prelez të Ferizajt është përfshirë nga flakët. Zjarri i fuqishëm thuajse ka shkatërruar çdo gjë në këtë ndërmarrje prodhuese.
Zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë zjarrin.
Basri Shabani, zyrtar policor në rajonin e Ferizajt, ka thënë se një zjarrfikës është lënduar gjate përpjekjes për ta shuar zjarrin ne fabrikën e këpucëve ne Ferizaj.
“Është dërguar ne emergjence në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetë. Zjarri ende nuk është shuar, por nuk ka rrezik te kaploj edhe objektet tjera përreth”, ka thënë ai.
Përveç zjarrfikësit, Klan Kosova njofton se janë të lënduar edhe dy persona të tjerë që dyshohet se janë punëtorë të fabrikës.