Në orët e hershme të mëngjesit është kapluar nga zjarri fabrika ‘Pëllumbi’ në Negroc të Drenasit e cila merret me përpunimin e plastikës.
Këtë djegie e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët bashkë me zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Djegia ka ardhur si pasojë e rrymës, shkruan Gazeta Metro.
Pronarët e fabrikës kanë thënë se të gjitha makineritë kanë qenë të ndalura kur ka ndodhur djegia.
Ndërkohë, policia e zjarrfikësit po qëndrojnë në vendin e ngjarjes duke menaxhuar zjarrin.
[arve url=”//www.dailymotion.com/embed/video/x5he7e5″/]