Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu një hotel dhe disa ndërtesa të tjera përreth tij në qendër te Kajros, në Egjipt.
Autoritetet vendase konfirmuan të paktën 3 persona të vdekur, ndërsa më shumë se 91 të tjerë kanë mbetur të lënduar në këtë ngjarje.
Zjarri ka nisur fillimisht në hotelin 6-katësh “Andaluzi”. Më pas, flakët janë përhapur me shpejtësi edhe në 3 ndërtesa pranë hotelit.
Mjekët thanë se shumica e personave që kishin mbërritur në spital kishin probleme me frymëmarrjen, ndërsa disa të tjerë me djegie të rënda në trup. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk bëhen të ditura.