Duke postuar një fotografi të katedrales “Shën Sava” duke u djegur, ish ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, këtë e ka cilësuar si “tragjedi të tmerrshme”.
Katedralja ortodokse serbe ne Neë-York, është djegur mëngjesin e dielës sipas orës lokale atje, njofton lajmi.net.
Edhe më tej nuk dihen shkaqet e zjarrit apo se kush e ka kryer aktin, por ajo që dihet është se kjo ka shkaktuar reagime të shumta në Serbi. /Insajderi.com