Digjet një autobus, po udhëtonte nga Kosova për në Gjermani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet një autobus, po udhëtonte nga Kosova për në Gjermani

    Insajderi
    21 May 2025 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autobusi i kompanisë “Pravenra Travel” ka marrë flakë në qytetin e Dortmundit në Gjermani.

    Pronari i kompanisë, tha se autobusi nuk ka pasur udhëtarë dhe se ishte në kthim nga një servis në qytetin Dortmund.

    “Autobusi ka marrë flak në Gjermani ka qenë në një servis të autobusit, nuk ka pasë as udhëtar, as kurgjo, veç një shofer ka qenë. U kanë diçka në servis diçka për rrymë, vetëm servisi e ka bë një gabim teknik, ku duke u kthyer nga servisi, 10 km larg e ka kapur flaka autobusin.”, tha pronari i kompanisë “Pranvera Travel”

    Ai shtoi se përgjegjësia për djegien bie mbi servisin ku ishte riparuar autobusi dhe se kompania ka nisur procedurat ligjore kundër tyre.

    “Autobusi ka qenë në Dordmund, ka shku vetëm në servis me rregullu diçka me rrymë ka qenë gabim i servisit, tash jam duke shku me paditë atë.”, potencoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark