Një lokal tek Bill Clintoni, në Prishtinë, është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima apo të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
‘’Rreth orës 19:30, jemi njoftuar që është djegur një lokal tek Bill Clintoni. Ekipet emergjente menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti për Klan Kosovën.
Sipas Zëdhënëses Ahmeti, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar apo viktima në njerëz, duke shtuar se policia dhe zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. /Insajderi.com