
Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga mometin kur përfshihet nga flakët një veturë në një pompe e brenda se ciles ndodhet një person i cili tashmë sipas Policisë së Kosovës ka ndërruar jetë.
Një person ka humbur jetën si pasojë e djegies së një veture në një pompë të benzinës në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin dhe thotë se edhe një tjetër person ka mbetur i lënduar.
“Sot, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë , në hapësirën e një pike karburanti në fshatin Babush, një automjet i udhetareve me targa vendore është perfshirë nga flaka . Për pasoje një person ka hunbur jetën që ishte në automjet . Ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekesorë.Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet. Për informata shtesë do të informoheni me kohë!“