×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet një pjesë e vilës së deputetit të VV-së

    Insajderi
    24 September 2024 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pjesë e vilës së deputetit Mefail Bajqinovci, në afërsi të Bjeshkëve të Bajgorës është djegur.

    Bajqinovci tha se është duke shkuar në vendin e ngjarjes dhe në momentin kur ka ndodhur incidenti askush nuk ka qenë i pranishëm brenda vilës.

    “Jam duke shkuar, nuk kam kurfarë informate pos më kanë thënë se do dyer dhe dritare ka kërsit diçka dhe janë dalë jashtë dhe u kallë një pjesë. Policia janë në vendin e ngjarjes dhe jam në gjysë të rrugës  për Prishtinë-Podujevë. Vila ndodhet mes Bajgorës dhe Llapit është një vend afër Bajgorës. Më thanë që është djegë”, shtoi deputeti.

    Aktualisht deputeti nuk ka njohuri se çka saktësisht ka ndodhur me vilën e tij.

    “Fatmirësisht nuk ka qenë dikush në vilë, unë dhe famija jem rrimë aty por më lajmëruaN fshatarët, tash nuk pe di edhe çka ka ndodhë, a e ka djegë rryma, po i kish qitë dritaret jashtë krejt”, tha Bajqinovci për Express.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark