Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në fshatin Vraniq të Suharekës. Policia ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar përveç dëme materiale.
Sipas pronarit të shtëpisë, dëmi i shkaktuar është rreth 60 mijë euro.
Policia në Prizren ka dhënë detaje nga kjo ngjarje:
Me datë 10.11.2024 rreth orës 16:35 përmes telefonit policia ka marr informatën se në fshatin Vraniq të Suharekës është duke u djegur një shtëpi. Sipas informatave nga vendngjarja kuptohet se aty ka qenë duke u djegur një shtëpi tre kate, ku zjarri ka përfshirë kulmin dhe dy kate. Zjarrëfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme (sipas pronarit rreth 60.000 euro), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit nesër do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë këqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive.