Një veturë është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së enjtes në autostradë, pranë Prizrenit.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Shaqir Bytyqi, teksa shtoi se nuk ka pasur të lënduar nga ky incident.
“Sot, më datë 08.08.2024, rreth orës 18:45, është raportuar për një incident zjarri në autostradë, pranë daljes Prizren Jug, ku një veturë ka marrë flakë. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale”, ka thënë ai.
Policia dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë shpejt në vendngjarje dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin.