Një veturë është përfshirë në flakë në autostradën “Ibrahim Rugova”, teksa nuk ka pasur të lënduar si pasojë e incidentit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës.
Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai ka thënë se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një defekti teknik të veturës.
“Pas orës 15, policia është njoftuar se në autostradë, drejtimi Suharekë-Prizren (km i 3), një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend-ngjarje. Dyshohet se shkak i zjarrit është ndonjë defekt teknik. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”, ka bërë të ditur ai.
Mediumi lokal i Suharekës ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura e përfshirë në zjarr: