Një qytetar nga fshati Burrnik i Ferizajt ka raportuar se vila e tij është djegur.
Ai ka njoftuar policinë se në momentin e djegies, vila nuk kishte rrymë elektrike dhe ka shprehur dyshimin se zjarri mund të ketë shpërthyer me qëllim nga persona të dyshuar.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, aktualisht nuk ka të dyshuar për këtë rast.