Qendra Islamike ‘Victoria në Texas’, ka shpërthyer në flakë pas mesnatës të shtunën, duke e shkatërruar atë.
Anëtarët e kësaj qendre pasi shkuan në xhami për lutjet e mëngjesit panë se xhamia ishte kapluar nga zjarri, shkruan portali amerikan mic.com.
Sipas imamit të kësaj xhamie, Shahid Hashmi, tha se kjo qendër shumë shpejt do të rindërtohet dhe se ende nuk dihet pse i është dhënë flaka.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes mirëpo kanë bërë të ditur se brenda xhamisë nuk ka pasur njerëz, mirëpo vetëm janë shkaktuar dëme materiale.
Trazirat në ShBA kanë filluar pasi që presidenti Donald Trump dha urdhrin e ndalimit të myslimanëve për të hyrë në Amerikë./Insajderi.com