Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një veturë, më 14 maj në Pejë.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe eksperti i zjarreve i cili ka konstatuar se zjarri është shkaktuar qëllimisht.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.