Gjatë ditës së premte shkollën “Ramë Bllaca” në fshatin Bllacë në Suharekë e ka kapluar zjarri, njofton Insajderi.
Djegia e shkollës ka ndodhur përderisa ishte duke u zhvilluar orari mësimor.
Sipas Zëdhënësit të Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, flakët kanë kapluar kulmin e shkollës. Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk dihen./Insajderi.com