Digjet tërësisht autobusi që mori flakë në rrugën Prishtinë-Podujevë, Policia: Askush s’u lëndua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Digjet tërësisht autobusi që mori flakë në rrugën Prishtinë-Podujevë, Policia: Askush s’u lëndua

    Insajderi
    23 July 2023 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asnjë person nuk ka pësuar nga djegia e një autobusi në rrugën Prishtinë Podujevë.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se autobusi është dëmtuar tërësisht nga zjarri, i cili është fikur më pas.

    “Sot rreth orës 16:30, është raportuar se në rrugën Prishtinë -Podujevë, një autobus është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësërisht”, tha Ahmeti.

    “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, shtoi ajo.

    Siç bëhet e ditur, Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për t’i sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark