Digjet vetura e një serbi në Leposaviq – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet vetura e një serbi në Leposaviq

    Insajderi
    17 March 2024 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një veturë e tipit ‘Volkswagen Polo’ në Leposaviq është përfshirë në flakë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Pronari i saj është i etnisë serbe.

    Këtë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani. Ka thënë se vetura është djegur rreth orës 03:00.

    Elshani ka bërë të ditur se s’është identifikuar asnjë i dyshuar lidhur me rastin.

    “Veturës i është djegur motori, është dëmtuar shumë. Për momentin nuk dihet arsyeja e kësaj zjarrvënie. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark