Digjet xhamia më e madhe në Suedi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Digjet xhamia më e madhe në Suedi

    Insajderi
    01 May 2017 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhamia më e madhe shiite në Suedi është shkatërruar pjesërisht nga një zjarr të cilin policia po e trajton si një sulm zjarrvënës të qëllimshëm.

    Përfaqësuesi për policinë Lars Bystrom në Stockholm, tha që zjarri duket të jetë “ndezur nga jashtë”.

    Asnjë nuk është lënduar gjatë djegies në Qendrën Islamike të Imam Aliut të dielën mbrëma, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në fasadë të kësaj xhamie, shkruan The Independent.

    Në xhami kishin qenë rreth 500 persona para vënies së zjarrit, por gjatë ngjarjes vetëm rreth 5 persona ishin brenda.

    Përfaqësuesi i xhamisë, Akil Zahiri,  i ka thënë medieve suedeze që ndihej “shumë në merak” nga sulmi i dyshimtë pasi që xhamia “të jepte ndjenjën si shtëpi e dytë”.

    “Kjo është xhamia më e madhe shiite në  Suedi, me qindra anëtarë, dhe ka shumë anëtarët ët cilët janë këtu tani. Ata janë të merakosur. Ndjehem i tmerruar, i stresuar dhe i mërzitur”, ka thënë ai.

    Përderisa imigrantët kanë arritur në Suedi, sulmet ksenofobie janë rritur, duke përfshirë 112 zjarre vitin e kaluar në qendrat e pranimit të refugjatëve. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark