“Vargjet e Lira” të Migjenit, tani mund t’i lexojmë edhe në mënyrë të digjitalizuar apo elektronike.
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ua mundëson që vargjet e lira të Migjenit, të botuara në vitin 1944, t’i lexojmë edhe në mënyrë digjitale.
Mjafton të hyni në faqen zyrtare të bibliotekës, BKSH.al. Në qendër është botimi i fundit i digjitalizuar, vepra e Migjenit, shkruan KultPlus.
“Vargjet e Lira” nga Migjeni janë projekti i tretë i digjitalizuar në Bibliotekën Shqiptare, pasi më herët, ky institucion ka mundësuar për publikun veprën e plotë të Naim Frashërit dhe “Otellon” e Shekspirit.
Në faqen kryesore BKSH.al në një nga kolonat në të majtë, ju fton të vizitoni gjithë Bibliotekën Digjitale, ku nuk mungojnë hartat e vjetra, dorëshkrime, antikuarë dhe periodikë të ndarë në vite e numra të veçantë.