Dihet çmimi i veturës, por sa kushtojnë varësja për çelësa dhe byzylyku i dorës “Bugatti” - Insajderi
×
Teknologji

Dihet çmimi i veturës, por sa kushtojnë varësja për çelësa dhe byzylyku i dorës “Bugatti”

Insajderi
20 October 2021 - 11:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të njohura botërisht për shpejtësinë marramendëse, veturat e prodhuesit francez, “Bugatti”, dihet se kanë edhe çmime të larta – jo më të ulëta se numrat shtatëshifrorë. Por sa kushtojnë aksesorët tjerë që e mbajnë logon e kësaj firme?

Kompania “Bugatti”, përpos prodhimit të veturave, në treg ka hedhur edhe aksesorë të ndryshëm, të cilat dallohen me çmimin e tyre të lartë.

Në Facebook, faqja zyrtare e prodhuesit të njohur ka një listë të aksesorëve për shitje, përfshirë varëset për çelësa, byzylykët dhe kapelat.

Për shembull, një byzylyk kushton 232 euro, ndërsa një varëse çelësash hiç më pak se 308 euro. Se sa janë të arsyeshme këto çmime, vlerësojeni vetë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark