Dijamant Zabërgja është viktima e tretë shqiptare e regjistruar në sulmin e mbrëmshëm terrorist në Munih të Gjermanisë.
Në një njoftim të botuar në profilin e tij në Facebook, Baton Zabërgja, i cili është djali i xhaxhait të Dijamantit, ka konfirmouar këtë lajm.
“Me pikëllim të thellë njoftoj familjarët, shokët, farefisin se djali i axhës tim Dijamant Zabërxha 21 Vjeçar u vra dje në Minhen nga dora terroriste! O Zot na ndihmo”, ka shkruar në profilin e tij Baton Zabërgja.
Lajmi në fjalë nuk ka mundur të konfirmohet ende as nga përfaqësuesit diplomatik të Kosovës dhe as nga policia e Munihut të Gjermanisë.
Deri më tashti jozyrtarisht flitet për dy viktima shqiptare: Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe tashti edhe Dijamant Zabërgja.