Baki Zabergja, xhaxhai i Dijamanit që mbeti i vrarë mbrëmë në Mynhen, ka treguar se personi i parë që është vrarë nga sulmuesi ka qenë ai.
Sipas tij, shoku i tij gjerman, i cili ka qenë në momentin tragjik bashkë me Dijamantin ka arritur të shpëtojë, përmes një një letër që ia ka dërguar babait të Dijamantit, ai ia ka shpjeguar në detaje se fare kishte ndodhur.
“Kemi qenë me Dimën së bashku [Dijamantin] kemi dal prej Mc Donald ai e ka marrë një Schweppes unë një Cola, në momentin që kemi dal nga MC Donalds dikund 5-6 metra një i çmendur ka shtën mbi ne dhe personi i parë që ka goditë ka qenë Dima, kurse unë kam arritë të shpëtoj”, citon fjalët e shokut të ngusht, Baki Zabergja.