Edhe pse emri i tij u përfol me të madhe për ministër të Shëndetësisë, Haxhi Avdyli është pajtuar me zgjedhjen e Albin Kurtit, që këtë pozitë ta mbajë Rifat Latifi. Madje Avdyli ka fjalë të mira për ministrin që po kritikohet vazhdimisht për mospunë. Avdyli tha mbrëmë në “Pressing”, se Latifi e ka si përvojën kirurgjike ashtu edhe atë menaxheriale për ta udhëhequr MSh-në
Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka lavdëruar përzgjedhjen e Rifat Latifit në krye të shëndetësisë kosovare. Ai tha se Latifi është një person me bagazh të avancuar profesional dhe se në krye të Ministrisë së Shëndetësisë nuk ardhur me të njofshëm por me punën e tij.
E për këtë pozitë më parë është përfolur edhe emrin i vet Avdylit.
Lidhur me këtë çështje ai në emisionin “Pressing” në T7, tha se ka qarkulluar vetëm në media dhe emri i tij për ministër të Shëndetësisë nuk ishte pjesë e bisedimeve për marrëveshje në mes të VV-së dhe Listës Guxo.
“Konkretisht për emrin tim më shumë folur nga mediat falë njerëzve që më kanë njohur, prapavijës sime profesional por asnjëherë nuk ka qenë pjesë e bisedimeve me VV-në. Marrëveshja me VV-në ka qenë për postimin e ministrit të Jashtëm, ministrit të Bujqësisë, zëvendëskryeministrit dhe disa zëvendësministrave. Për MSH s’ka pasur marrëveshje paraprake. Unë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me z.Kurtin, kemi qenë në fushatë bashkë dhe në takimet që kemi bërë nuk ka qenë asnjëherë temë që z.Vitia të zëvendësohet nga unë”, deklaroi ai mbrëmë.
E për emërimin e ministrit Latifi ai tha se ka qenë i merituar, për shkak që sipas tij ai ka jo vetëm përvojë kirurgjike por edhe menaxheriale.
“Unë mendoj që ky ministër që ka një bagazh profesional shumë të avancuar është një menaxher që vjen nga Klinika e Neë York-ut nuk e ka marrë atë pozitë me të njofshëm por është puna e tij. Është një njeri që ka publikime në revistat më prestigjioze amerikane. Jo vetëm përvoja kirurgjike por edhe përvoja menaxheriale se ka qenë drejtojë mendoj se ka me i hy në favor”, tha ai.
Se nuk ka pasur marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo për emrin e Haxhi Avdylit për ministër të Shëndetësisë e pati pranuar edhe kryetarja e partisë Donika Gërvalla.
Ajo në emisionin “dPt te Fidani”, pati thënë se nuk ka pasur asnjëherë diskutime me VV-në për këtë çështje.
“Tani kur thuhet që është folur, bëhet fjalë a është folur nëpër kafe apo institucione. Përvoja institucionale tregon se fjalët e kafes qëndrojnë atje dhe tepër rrallë përkthehen në vendime. Nuk është folur asnjëherë kjo punë. Ka qarkulluar në mediume joserioze. Shtrohet pyetja a është kërkuar dorëheqja ime, e para është se është dashur të pyetem unë. Kjo është gjëja e parë që duhet të ndodhë”, tha ajo në emisionin dPt te Fidani në T7.
Megjithatë, ajo deklaroi se mendon që Haxhiu do të ishte një ministër i mirë i shëndetësisë.
“Natyrisht kemi pasur mendime të ndryshe për ndarjen e pozitave. Unë mendoj personalisht se Haxhi Avdyli do të ishte një ministër i i mirë i shëndetësisë. Ende mendoj se do ta kishte kryer këtë punë më nder. Kam qenë e informuar për emërimin e Ministrit të ri. Tek e fundit jam zëvendëskryeministre dhe jam e informuar për çdo vendim. Mendoj se është njeriu i duhur që të transformojë ministrinë”, shtoi ajo.