![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
“Institucionet e shtetit shqiptar nuk kanë pasur një patriot të tillë”, kështu kishte thënë për kryeministrin Edi Rama, Ardita Sinani. Por, tani që është këshilltare e Kurtit ajo e ka kritikuar kryeministrin shqiptar pas propozimit për një draft-statut të Asociacionit të Komunave Serbe.
Ajo përmes një postimi në “Facebook” tha se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë do të duhej të ndikonin për mirë në shqiptarët e Luginës, por që sipas saj po ndodh e kundërta, shkruan Insajderi.
“Kemi qenë në pritje të rezultateve konkrete nga raportet e fqinjësisë së mirë Shqipëri-Serbi. Deri më sot asnjë rezultat për sa i përket çështjes së shqiptarëve në Luginë. Përkundrazi, vetëm përkeqësim. Relaksimi i marrëdhënieve rajonale e sidomos midis Shqipërisë dhe Serbisë do të duhej të ndikonte edhe në përmirësimin e të drejtave dhe të ekonomisë së shqiptarëve ne Luginën e Preshevës. Tirana duhet që pa paternalizëm të kontribuojë në ngritjen e cilësisë dhe të angazhimit të politikës shiptare në rajon për interes të përgjithshëm“, tha ajo.
Sinani që sot vendosi ta kritikoi Ramën para katër viteve e quante patriot të vërtetë.
“Është jashtëzakonisht për t’u vlerësuar. Mund të them se ka kohë që institucionet e shtetit shqiptar nuk kanë pasur një patriot të tillë”, kishte thënë ajo.