Dikur neutrale, sot fuqi e NATO's- Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dikur neutrale, sot fuqi e NATO’s- Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

    Insajderi
    06 March 2025 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarja më e re e NATO-s, Suedia, po planifikon të kontribuojë me deri në tetë aeroplanë luftarakë Jas Gripen në bazën e NATO-s në Poloni, ka bërë të ditur kryediplomatja suedeze, Maria Malmer Stenergard.

    Stenergard tha një ditë përpara një-vjetorit të pranimit të Suedisë se qeveria e saj propozon të marrë pjesë në patrullimin ajror të NATO-s dhe mbrojtjen e operacioneve logjistike për mbështetjen e Ukrainës në Poloni, shkruan Reuters.

    “Ne propozojmë që Suedia të kontribuojë me një maksimum prej tetë JAS Gripen (aeroplan luftarakë) me personel të lidhur, që përfshijnë komandën luftarake dhe njësitë mbështetëse”, tha ajo në një konferencë për shtyp.

    “Përveç kësaj, qeveria propozon që Suedia të kontribuojë në aftësitë e mbikëqyrjes ajrore dhe detare dhe aftësitë e transportit ajror”, shtoi kryedipolmatja suedeze.

    Kjo do të shënohej si hera e parë që Suedia kontribuon me aeroplanë luftarakë në operacionet e NATO-s të stacionuar në një vend tjetër përveç në vendin e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark