Policia e Kosovës, ka shkuar në Jarinjë, për shkak se ka marrë informacione se dikush mund të hyjë nga Serbia në Kosovë.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se pritet që në Kosovë pritet të hyjnë motoçiklistët nga Serbia. Ndërsa policia ka shkuar për arsye sigurie.
“Policia e Kosovës ka shkuar për arsye të sigurisë. I kemi disa informacione se mund të hyjë motoçiklistët nga Serbia. Për këtë e kemi dërguar policinë atje vetëm për shkaqe sigurie”, tha ai për Insajderin.