Dikush qau, një tjetër filloi të dridhej’: Reagimet e parlamentarëve izraelitë pasi shikuan “disa nga mizoritë e Hamasit më 7 tetor” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dikush qau, një tjetër filloi të dridhej’: Reagimet e parlamentarëve izraelitë pasi shikuan “disa nga mizoritë e Hamasit më 7 tetor”

    Insajderi
    02 November 2023 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarët e parlamentit të Izraelit u ftuan të mërkurën të shikonin një përmbledhje të pamjeve që thuhet se “tregonin disa nga mizoritë që terroristët e Hamasit kryen më 7 tetor”.

    Ligjvënësit u lejuan të shikonin pamjet me dyer të mbyllura pas një kërkese të bërë nga kryetari i Knesset, Amir Ohana, njësisë së Zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Siç thuhet më tej, videoja 43-minutëshe, e cila u shfaq më parë në shtypin e huaj, përfshinte pamjet e kapura nga kamerat e trupit të mbajtura nga terroristët e Hamasit, kamerat e sigurisë, kamerat, telefonat inteligjentë dhe llogaritë e mediave sociale.

    Anëtarja e Knesset e Partisë Likud, Gilat Distel-Atbaryan tha se mjeku i Knesset-it u ofroi parlamentarëve ilaçe kundër ankthit përpara se të hynin në auditor.

    “Unë qëndrova në sallë për pesë minuta dhe më pas dola duke qarë dhe duke u dridhur”, shkroi ajo në një postim në X (ish-Twitter).

    Ndërsa anëtari i Likud-it, Eli Dallal ka thënë se u largua pas 10 minutash.

    “Pasi kam parë shkurtimisht mizori të tilla, unë them pa mëdyshje: Hakmarrja është e nevojshme dhe ringjallja e Hamasit nuk mund të lejohet”, shkroi Dallal në X. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark