‘’Dillerat’’ përdorin Instagram dhe Tinder për shitjen e drogave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ‘’Dillerat’’ përdorin Instagram dhe Tinder për shitjen e drogave

    Insajderi
    15 April 2016 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shpërndarësit e drogës po përdorin rrjetet sociale si Instagram, Tinder dhe Kik, për të shitur mallrat e tyre.

    Duke filluar nga ilaçet me recetë deri tek drogat më rekreative, dilerat përdorin rrjetet sociale që janë të dedikuara për fotografi (Instagram) dhe ato për takime (Tinder e Kik).

    Procesi është i thjeshtë. Konsumatorët përmes ‘’hashtag’’ mund të kërkojnë shitësit përmes frazave ‘’weedforsale’’ apo edhe vetë emrat e drogave ‘’mdma, mephedrone ‘’etj. Konsumatori pastaj kontakton shitësin ne llogarinë e tij përmes mesazheve direkt.

    Blerësit mund të takohen sy më sy, apo të bëjnë pagesat përmes internetit.

    Sipas statistikave, të rinjtë janë ata që përdorin më shpesh rrjetet sociale për blerjen e drogave.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark