Ministri i Mbrojtjes, i cili ndodhet në Lunxhëri ditën e sotme u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të fshatrave Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo në atë zonë që të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë dhe të dalin nga banesat e tyre për të shmangur vdekje të tjera.
“Është një situatë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme, nuk është kollaj, kemi një humbje jete, evakuim në këto tre fshatra, në këto momente jemi në krye të punës, u bëj thirrje të mos rezistojnë e të dalin sa më shpejt nga fshati, do të bëjmë më të mirën me të gjitha forcat”, ka thënë ai.
Tutje ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me policinë.
“Në Pashaliman dhe Llogora kemi vendosur në kontroll situatën, do bëjmë më të mirën , bëj thirrje të bashkëpunoni me policinë për të dalë nga banesat tuaja”, tha ministri.