Dimal Basha: Albulena Haxhiu mbetet kandidate për kryeparlamentare, përçarja e saj te Zajednica është arsye për ta votuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dimal Basha: Albulena Haxhiu mbetet kandidate për kryeparlamentare, përçarja e saj te Zajednica është arsye për ta votuar

    Insajderi
    25 April 2025 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka konfirmuar se Albulena Haxhiu mbetet kandidate e partisë për postin e kryetares së Kuvendit, shkruan Insajderi.

    Ai u shpreh se Haxhiu është e denjë për këtë pozitë, duke përmendur historinë e saj të angazhimit politik.

    “Albulena Haxhiu besoj që është e denjë për pozitën, marrë parasysh edhe historinë e saj në politikë. Ankesa e tyre është së është përçarëse. Por, ju e dini që Haxhiu ka qenë përçarëse te Zajednica. Jo për shkak se problem është kandidatja. Nuk mund të thuash është përçarëse Haxhiu, se e ka përçarë Zajednicën. Kjo është arsye shtesë për ta votuar atë”, tha ai, teksa mbërriti në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark