Dimal Basha dhe Rraham Jasharaj vazhduan përplasjen edhe korridoreve të Kuvendit: Bërtas se ti s’kupton ndryshe – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dimal Basha dhe Rraham Jasharaj vazhduan përplasjen edhe korridoreve të Kuvendit: Bërtas se ti s’kupton ndryshe

    Insajderi
    21 September 2022 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbledhja e sotme e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ku të ftuar ishin përfaqësuesit e SBASHK-ut për të diskutuar lidhur me grevën në arsim u përcoll me disa debate.

    Ishte kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ai i cili lëshoi mbledhjen e komisionit për Arsim në Kuvend pas fjalimit që ka pati me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, shkruan Insajderi.

    Basha ka kritikuar Jasharajn se ky i fundit ka tentuar t’ia ndalë fjalën në Komision.

    Gjatë fjalës së tij anëtarët e SBASHK-ut i kanë kërkuar “të mos i japë zor”, ndërsa Basha është përgjigjur “Unë i jap sa dush zor se jam në shtëpinë time, në Parlamentin e Kosovës, unë t’i tregova zgjidhjet që i ka dhënë Qeveria e Kosovës”.

    Kjo fjalosje mes dyshes vazhdoi edhe në korridoret e Kuvendit, aty ku Basha iu drejtua kreut të SBASHK-ut se po mbanë peng fëmijët për 50 euro.

    “I ke marrë fëmijët peng, dinjitetin e ke kthy në pare, për 50 euro po i len fëmijët peng a?” – tha Basha.

    Përplasja verbale mori fund kur Jasharaj i tha Bashës: Mos, piskit, deputetët si ti e kanë pru Kuvendin në këtë gjendje”

    VIDEO:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark