Dimal Basha e bën edhe një hap drejt autoritarizmit- Kërkon kriminalizimin e shpifjes dhe kthimin në Kod Penal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dimal Basha e bën edhe një hap drejt autoritarizmit- Kërkon kriminalizimin e shpifjes dhe kthimin në Kod Penal

    Insajderi
    02 July 2025 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka marrë shkas nga kallëzimi penal i juristes së mediave, Flutura Kusari, për të parashtruar si kërkesë që të kriminalizohet shpifja dhe të rikthehet në Kodin Penal të Kosovës.

    Basha, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka quajtur “hipokrizi” që Kusari ka kërkuar të ngritet padi ndaj mbështetësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mentor Llugaliu, për veprën penale “ngacmimi”.

    “E njëjta Flutur që e kishte kundërshtuar kriminalizimin e lirisë së shprehjes, përfundoi duke ushtru kallëzim penal për fyerje ndaj saj. Më shkurt, për të gjithë ne që ofendohemi në baza ditore duhet të vazhdojmë me ushtru padi civile, kurse Flutura me mbështetjen e shoqërisë civile e gazetarëve kishte kërkuar trajtim sui generis dhe që me fyerjet ndaj saj të merret Prokuroria. Me fjale tjera, Flutura, gazetarët dhe shoqëria civile kanë pritë që Prokuroria me i trajtu si kast superior i kësaj shoqnie, pra standard i dyfishtë, e me dy standarde nuk mbrohen të drejta – e as liri – por vetëm hipokrizi”, deklaroi Basha.

    Përgjatë elaborimit të tij “fantastik”, Basha ka thënë se e sheh të udhës që fyerjet dhe shpifjet të kriminalizohen dhe të futen në Kod Penal.

    “Dikur edhe vetë kam besuar që rruga civile është rruga e duhur për trajtimin e fyerjes dhe shpifjes, mirëpo duke marrë parasysh ndikimin e rrjeteve sociale dhe rritjen eksponenciale të ofendimeve dhe shpifjeve, por edhe për ta parandaluar eskalimin e mëtejshëm nga keto ofendime e bullizime, por më së shumti si pasojë e mosndëshkueshmërisë nga sistemi i brishtë i drejtësisë, atëherë unë besoj se fyerjet dhe shpifjet duhet të kriminalizohen dhe të normohen në Kodin Penal, siç dhe është në plot vende evropiane”, deklaroi tutje ai. /insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark