Dimal Basha e kritikon RTK'në, iu jep "ultimatum" që ta transmetojnë një lajm në edicionin qendror - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dimal Basha e kritikon RTK’në, iu jep “ultimatum” që ta transmetojnë një lajm në edicionin qendror

    Insajderi
    18 March 2025 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sikurse të mos mjaftonte trustnia e ushtruar në politikat redaktoriale, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur ta kritikojë Radio Televizionin e Kosovës (RTK) edhe për lajmet e orës 17:00.

    Krejt kjo, për shkak se, sipas Bashës, RTK’ja s’e transmetoi postimin e Avdullah Hotit ku kritikon kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhiku.

    Basha i ka dhënë edhe “ultimatum”, duke thënë se “ndoshta deri në ora 19:00 e lexojnë” statusin e tij.

    Postimi i tij:

    M’dhimbset pak RTK-ja.

    Në lajmet e orës 17:00 e bëri lajm reagimin e LDK-së për ankesën tonë në PZAP (e cila është kap haptas duke vjedh vota), si dhe mbuloi një pjesë të ankesës tonë.

    Mirëpo ASNJË fjalë për reagimin e Avdullah Hotit sot, ku ne një status të gjatë ankohet për lidershipin, e ndër tjera edhe vjedhjen e votave me postë!

    Para zgjedhjeve, RTK e bënte lajm rrafsh çdo status të secilit deputet që kritikonte qeverinë, por ja që n’lajmet e orës 17:00 nuk ju bën përshtypje statusi i një ish Kryeministri! Po them, me pas sha Albin Kurtin nuk besoj qe ju kish ik, por ja që kur e ka kritiku LDK-në për hajni të votës si duket ju ka ik!

    Ndoshta deri n’ora 19:00 e lexojnë! /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark