Dimal Basha i reagon Peter Stanos, ka një fjali latinisht për të – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dimal Basha i reagon Peter Stanos, ka një fjali latinisht për të

    Insajderi
    21 May 2024 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka reaguar zëdhënësit të BE’së, Peter Stanos, pas shprehjes së pakënaqësive lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e filialeve financiare të së ashtuquajturës “Bankës Postare Kursimore”.

    Basha me anë të një postimi në ‘Facebok’ ka pretenduar se përmes këtij reagimi, BE’ja po kërkon që të lejohet krimi në Kosovë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Peter Stano paska thanë se lufta jonë kundër kriminelëve është eskaluese dhe shkon kundër dialogut dhe frymës së normalizimit!

    Pra BE po na thotë që duhet me leju krimin e Serbisë në Kosovë për me i normalizu marrëdhëniet, përndryshe me luftu krimin na qenka anti-normalizim!”, ka shkruar ai.

    “O tempora, o mores!”, ka shkruar ai në latinisht, që i bie “o kohëra, o zakone”. /Insajderi.org/


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    01 February 2025
    Lajme
    01 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark