Dimal Basha i VV-së akuzon gazetaren që po çon para agjendë të Vuçiqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dimal Basha i VV-së akuzon gazetaren që po çon para agjendë të Vuçiqit

    Insajderi
    07 June 2022 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti Dimal Basha nuk dëshiron të pyetet për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, të cilin e kërkojnë me ngulm ndërkombëtarët. Ai i ka thënë një gazetareje që po çon përpara agjendën e Presidentit serb, duke e përmendur këtë temë.

    Basha i Lëvizjes Vetëvendosje do që të mos përmendet fare tema e Asociacionit nga gazetarët në Kosovë. Në të kundërtën, ai konsideron se, nëse pyesin për këtë, po çojnë agjenda të Serbisë dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

    “Meqenëse je gazetare e Republikës së Kosovës, po besoj, Asociacioni është çështje e Serbisë, që Serbia po do ta bëjë. Nëse ti je këtu për me ia çu agjendën përpara Vuciqit, atëherë unë s’po e kuptoj arsyen e Asociacionit”, dëgjohet të thotë deputeti Basha para gazetares së EkonomiaOnline, në një video të shpërndarë nga FrontOnline.

    Ai e vazhdon këtë narrativë, duke përmendur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka gjetur shkelje në marrëveshjen për formimin e AKS-së. Por, nuk flet për thirrjet e ndërkombëtarëve, që të “zbatohen marrëveshjet” e nënshkruara në Bruksel.

    “Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim në lidhje me Asociacionin. E, cka ka të bëjë kjo me rënien ose ngritjen e një qeverie, apo tjetrës. Ka vendim të Gjykatës Kushtetuese. E, nëse ti do me bë temë akoma Asociacionin, e me i cu ujë mullirit të Serbisë, Vuciqit, atëherë është temë e jotja, unë nuk mund të ndihmojë në këtë muhabet”, ka thënë Basha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark