
Deputeti i Lëvizjen Vetëvendosje, Dimal Basha është marrë sërish me mësuesit kosovar.
Ai ka akuzuar sindikatën e arsimit se po mbanë peng 300 mijë fëmijë për 16 euro, shkruan Insajderi.
“Na si shoqni e kemi problem me fol sinqertë për temat. Po e nisi me kërkesat e SBASHK e BSPK-së. Paga mesatarë e një mësuesi është 440 euro nëse ka pasur inflacion 15% i bie që ju ka zvogëlu për 66 euro vlera e pagës që e ka marrë qeveria i ka ofru 50, për 16 euro janë duke i mbajtë peng 300 mijë fëmijë tek shtëpia për 16 euro”, tha Basha.
Basha thotë se qeveria Kurti po bën goxha shumë për mësuesit, përmendi edhe mësuesit që janë të prekur nga sëmundjet e rënda e që lirohen nga puna por paga iu vazhdon.
“Unë mendoj që është kompromis i mjaftueshëm nëse është rrit shpenzimi për 66 euro dhe greva po mbahet për 16 euro”, ka thënë ai.
“Qeveria i ka ofru 400 asistentë për me i ndihmu prindërit që kanë fëmijë me aftësi të veçanta”, tha Basha.
Ai pak u morë edhe me mjekët, duke bërë një krahasim mes mësuesve dhe mjekëve.
“Kjo tregon për SBASHK-un që kërkesa është e pasinqertë”, ka deklaruar ai në Kuvendin e Kosovës.
Basha përmendi edhe përplasjen që pati në korridoret e Kuvendit me Rrahman Jasharajn.
“U fol këtu për mua se si deputeti ka bërë fjalë dmth kryetari i Sindikatës dje në komisionin parlamentar ka ardhë edhe ka thënë mos ia jepni fjalën deputetit. Po mendoj fol pak për mentalitetin e udhëheqësisë që e kane brenda”, tha ai.
/GazetaInsajderi