Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Bashka ka ‘evidentuar’ shqiptarë, të cilët ai thotë se “po mërziten që s’po fiton prapë Radoiçiqi e Veselinoviqi me Listën Serbe” në veri.
Ismet Kryeziun nga rrjeti i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, Basha e ka vendosur në anën e Serbisë, pasi ai deklaroi se rrethanat në të cilat po zhvillohet procesi i sotëm zgjedhor nuk garantojnë zgjedhje të lira.
Postimi i plotë i Bashës:
Shumë e (b)analisti me emra e mbiemra shqiptarë po merziten që s’po fiton prapë Radoiçiçi e Veselinoviqi me Listën Serbe.
Plot deklarime se këto zgjedhje nuk janë legjitime dhe nuk i plotësojnë kushtet pa marrë pjesë edhe argatët e Vuçiqit.
Krejt shtetet ndërkombëtare janë deklaru që i pranojmë rezultatet, por këta ‘tonët’ nuk i pranojnë dhe nuk janë t’kënaqur, sikurse nuk është Vuçiqi me Radojçiçin!
Shyqyr po bien këso raste e po iu bien maskat!