Zafir Berisha, ish-deputet i Nismës Socialdemokrate ka publikuar një postim në facebook, nga ku ka pyetur se çfarë ka ndodhur me vendimin për targat.
Berisha në të njëjtin postim ka pyetur se a po e zbatojnë policia vendimin. Gjithashtu, ai e quajti deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha me nofkën “Dimal Gjygymi”.
“A po e zbaton policia e Xhelës vendimin e “fuqishëm” sepse disa makina me targa KM po lëvizin, mundet me i pa Mif Bajqinofski apo Dimal Gjygymi e munden me u bë nervoz”, ka shkruar ai në facebook.
Postimi i plotë:
A e di dikush me më tregu çka u bë me vendimin e shkallëzuar për targat ilegale të qeverisë Kurthi ll, a është ende në fuqi a jo?
A po e zbaton policia e Xhelës vendimin e “fuqishëm” sepse disa makina me targa KM po lëvizin, mundet me i pa Mif Bajqinofski apo Dimal Gjygymi e munden me u bë nervoz.
Apo ndoshta është shfuqizu ai vendim në ndonjë mledhje të qeverisë, por unë kamë mbetën mbrapa me informacione!?
Sigurisht ka edhe mundësi që marrëveshja&dakordimi që ka bërë Bis Bislimi me Serbi është në të njejtën kohë edhe vendim…!
Kosova vendi i vakive.
Zafa